Përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit u ngritën në protestë për herë të dytë duke kërkuar lehtësira fiskale nga qeveria.
Para Ministrisë së Infrasktruktuës, ata u shprehën se masat e ndërmarra nuk janë të mjaftueshme për të kapërcyer krizën ku ndodhet ky sektor.
Ata kërkuan heqje të akcizës së naftës, por dhe ulje taksash, pasi thonë se nuk duan të rrisin çmimin e biletës për qytetarët.
Sipas tyre, nuk është e mundur fillimi i punës më 15 qershor.