Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci nga Gjirokastra u shpreh se vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar është një vendim që i takon qeverisë shqiptare. Në këndvështrimin e përgjithshëm ai tha se është për ruajtjen e pasurisë kulturore dhe urbanistike, pasi roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne por konkretisht për rastin në fjalë deklaroi se ka shkaktuar përplasje politike dhe është një çështje e komplikuar duke mos pranuar që të hynte në detaje.
Fabrizio Bucci: ”Është një çështje shumë delikate që ka krijuar një ekuivalencë të politikës së brendshme shumë të fortë. Në një farë kuptimi shkon përtej çështjes së prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ne e kemi thënë gjithmonë dhe në vitet e shkuara që vlerat, pasuria kulturore, urbanistike është e rëndësishme dhe duhet ruajtur, nga një këndvështrim shumë i përgjithshëm. Përsa i përket çështjes specifike të teatrit mund të flasim edhe më vonë. Është një vendim që i përket autoriteteve shqiptare për tu marrë, është një vendim klasik që i takon qeverisë shqiptare. Përsëris atë që kemi thënë gjithmonë dhe e kemi demonstruar me fakte, ne e kemi shumë përzemër ruajtjen e pasurisë artistike. Ne këtë vit po festojmë 100 vjetorin e spostimit në Tiranë të kryeqytetit, dhe roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne. Në fushën e kulturës ne kemi qenë shumë aktivë dhe vazhdojmë të jemi aktivë. Për shembull, me rastin e konferencës së donatorëve në shkurt, donatorë që kanë bërë bashkë kontrubute për rindertimin në Shqipëri, Italia ka qenë dhuruesi kryesor me 91 milion euro. Një pjesë e këtyre fondeve do shkojnë për të rikonstruktuar pasurinë kulturore të dëmtuar nga tërmeti. Është një çështje shumë՝ e ndërlikuar nga këndvështrimi juridik, procedurial dhe politik. Unë nuk dua të hyj në detaje sepse është një çështje shumë e ndërlikuar, aq më shumë që ka shkaktuar përplasje politike. Italia ka qenë gjithmonë e impenjuar në ruajtjen e pasurisë. Kemi lënë dëshmir të rëndësishme në Shqipëri dhe Tiranë. Ky ka qenë objektivi ynë, të japim një kontribut, do ta vazhdojmë ta bëjmë. Sepse ruajtja e pasurisë kulturore mbetet e rëndësishme për ne.”