Ende pa ardhur në jetë, Mc Kresha dhe Erzina ia kanë gjetur emrin vajzës

0
Gjigandi

Reperi Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina u martuan në dhjetor të vitit të shkuar. Pas publikimit të fotove të dasmës, nisën menjëherë dyshimet se Erzina mund të ishte shtatzënë, pasi fustani i bardhë nuk ia fshihte barkun që kishte filluar të rrumbullakosej.

Nuk vonoi shumë nga konfirmimi i lajmit dhe zbulimi i gjinisë së bebit. Ata do të bëhen prindër të një vajze.

Ka mbetur edhe pak kohë që pritja e ëmbël për çiftin të marrë fund. Ndërkohë që Kresha dhe Erzina bëjnë përgatitjet e fundit, me sa duket e kanë gjetur edhe emrin e vajzës së tyre.

Prive ka zbuluar disa postime të prindërve të Erzinës, të cilët kanë zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Iza. Siç thuhet online, ky emër ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu