Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic, ka dërguar dje një email Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Me anë të këtij emaili, ajo shprehu simpatinë, solidaritetin dhe mbështetjen e saj për aleancën.
Ajo theksoi se ka përcjellë mesazhin e tyre te komisionerja Gabriel dhe se ka qenë në kontakt me të.
Mihailovic vlerësoi betejën historike të Aleancës për teatrin.
”Të dashur Miq,
Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale. Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes. Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur. Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur. Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,
Sneška”, ka përcjellë mesazhin e saj Aleanca për Mbrotjtjen e Teatrit në Facebook.