Rudina Hajdari: Nëse nuk gjendet konsensus për ndryshimin e sistemit, nuk e votoj reformën

0
Gjigandi

Deputetja Rudina Hajdari tha sot për Ilva Now synimet e saj për të ndikuar në reformën zgjedhore në të atillë mënyrë që të arrihet edhe ndryshimi i sistemit, pasi në të kundërtën, nëse nuk do të ketë ndryshim ajo do ta braktisë tryezën e dialogut.

Hajdari tha se sistemi danez, i propozuar së fundmi nga SHBA-të dhe që është një sistem miks ku një pjesë e përfaqësuesve zgjidhen me proporcional kombëtar dhe një pjesë me proporcional zonal, mund të ishte një zgjidhje për vendin, pasi do ta çlironte sadopak nga ndikimi i kryetarëve të partive.

Ajo e pranoi se ky sistem nuk ishte perfekti, por e justifikoi me faktin se nevojitet konsensusi.

“Për mua nuk është zgjidhje perfekte, unë dua proporcional kombëtar me lista të hapura, por këtë kam në dorë, dua një konsensus për këtë çështje, që të ndryshohet cilësia e përfaqësimit, kjo është lufta ime,” – tha Hajdari duke këmbëngulur për ndryshimin e sistemit e duke shtuar se sistemi danez do t’i korrektonte listat e partive.

RonaTyra

“Duhet medoemos një imponim ndaj partive që t’i demokratizojnë radhët e tyre, sepse nuk mund t’ia lësh në dorë atyre këtë gjë, me sistemin danez në zgjedhje kandidohen dhe fitojnë ata që kanë më shumë influencë,” – u shpreh Hajdari.

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik tha se do ta vazhdojë betejën e saj politike deri sa gjërat të ndryshojnë, në të kundërtën nëse nuk preket sistemi reforma nuk do të votohet.

“Nuk mund të hiqet nga tavolina sistemi zgjedhor, në rast se nuk gjendet konsensus për këtë, atëherë unë nuk e votoj reformën zgjedhore, jo vetëm nuk e votoj, por dal nga ajo tryezë” – theksoi Hajdari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu