Reshjet e shiut nuk “i largohen” Shqipërisë, ja parashikimi i motit për nesër

0
Gjigandi

Edhe gjatë ditës së nesërme, territori Shqiptar do të vijojë me vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat malore dhe në zonat e ulta.

Sipas MeteoAlb, pritet që gjatë pasdites moti të përmirësohet si fillim në ultësirën perëndimore dhe në vijim dhe në pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 11°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu