Regjisori Budina: Teatri u shemb kur kishte njerëz brenda godinës, rastësi që nuk kemi viktima

0
Gjigandi

Duke folur në protestën e dytë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar regjisori Robert Budina tha se Teatri Kombëtar u sulmua me një akt terrorist, duke i kërkuar drejtësisë të hetojë porositësin dhe ekzekutuesin e sulmit më 17 maj.

Sipas tij teatrin nisën ta shembin kur ende kishte njerëz brenda godinës.

“Kryeministri tha unë i kam votat dhe bëj ç’të dua. A i ka votat. Kërkojmë nga drejtësia të hetojë sulmin terrorist, mbi aktivistët, qytetarët dhe intelektualët. kemi të gjitha pamjet se si tërhiqen zvarrë intelektualët se donin të mbronin jo teatrin por kulturën. E çuam në dëshpërim total që të kryente një akt terrorist.

Motoja jonë është jo ikni por eja-eja-eja. Ai që thotë ik duhet të ikë vetë. Ne duhet ta fitojmë betejën me të keqen dhe për këtë kemi nevojë për të gjithë.
Mëngjesin e 17 majit republikës sonë iu vu kazma. Teatri Kombëtar u sulmua me një akt të mirëfilltë terrorist, me njerëz të armatosur. Goditën godinën e TK me qytetarë në godinë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt terrorist pasi aty kishte ende njerez brenda. Pas kësaj ngjarje qytetarët vërshuan në rrugë për të ndaluar këtë masakër.

Këtu drejtësia ka marrë fund. Kontrata me shtetin është thyer, qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit, forca i vetmi mjet veprimi dhe komunikimi. Kanë rënë institucionet, tani fjalën e keni ju, e ka sheshi. Nëse nuk ka një reagim të shpejtë të drejtësisë, qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasuritë e tyre me të gjitha format. Aleanca për mbrojtjen e TK ka depozituar dy kallëzime në SPAK ku akuzojmë direkt kryetarin dhe nënkryetarin e bashkisë për korrupsion dhe shpërdorim detyre tani dhe për vrasje në tentativë dhe nuk kemi pasur asnjë reagim nga SPAK.

RonaTyra

Të dalë para drejtësisë porositësi i sulmit dhe ekzekutuesi i sulmit më 17 maj.
Ju bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë se vendi po rrëshqet në situatë pasigurie”, deklaroi Budina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu