Raportuesja për Shqipërinë në PE: Reforma në Drejtësi, e ngadalësuar për shkak të Covid 19

0
Gjigandi

Në rendin e ditës në Parlamentin Europian u diskutua sot për situatën në të cilë ndodhet vendi ynë. Kritika të shumta u bënë ndaj qeverisë Rama dhe u përsërit në mënyrë të vazhdueshme rëndësia e plotësimit të 15 kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Raportuesja për Shqipërinë, Isabel Santos vuri theksin tek Reforma në Drejtësi, që sipas saj ka ecur me ritme të ngadalta për shkak të pandemisë së Covid 19.

“Kemi folur për zbatimin e masave, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të gjitha këto përpjekje duhet te rinisin me ritmin qe kishin përpara pandemisë”,- u shpreh Santos.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu