Rama: Ka edhe më mirë, rëndësi ka që opozita do hyjë në zgjedhje me kodin që deshi vetë

0
Gjigandi

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me arritjen e dakordësisë për reformën zgjedhore, duke mos i kursyer tonet ironike me opozitën dhe liderin e saj Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se pas tre netësh të ngujuar në fund opozita tha se komisionet zgjedhore janë mirë ashtu siç ishin, të diktuara nga politika. Rama shkruan se për të rëndësi ka që në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me një kod të ri që është votuar nga ata që braktisën zgjedhjet e fundit.

STATUSI:

Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”

Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata

RonaTyra

Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve

BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave

Ah po, mbaroi edhe revolucioni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu