Provimi i Gjuhës/ Maturantët bllokojnë rrugën para Ministrisë: Të rivlerësohet testi. S’kemi marrë një vendim për provimin e së hënës

0
Gjigandi

Maturantët kanë vijuar protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit, në shenjë kundërshtie për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre ishte jashtë programit.

Protestuesit, ndryshe nga dje, ditën e sotme kanë bllokuar rrugën e Durrësit, ku kërkojnë nga MARS plotësimin e dy kërkesave; rivlerësimin e testit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe uljen e dhe uljen e pragut për notën 9 dhe 10.

Ndërkohë, një tjetër maturante që protestonte pohoi se protestuesve iu është marrë emri, ndërsa e cilësoi këtë veprim një presion. Mes të tjerash ajo kërkoi që derejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, të kërkojë falje publike. “Ne nuk e kemi fare frikë që të identifikohemi. Por protestuesve iu është kërkuar emri dhe mbiemri. Drejtoresha e QSHA duhet të kërkojë falje publike, pasi na ka shkaktuar dëm të madh psikologjik”, tha ajo.

Një tjetër protestues i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Shkruhet fati Emër dhe Mbiemër, me bar kode ne tezen e provimit. Duhet të hiqet emri nga provimi. Nuk duhet të vihen në presion…Unë ftoj të gjithë, intelektual që të na bashkohen. Ndoshta nesër do të bëjmë një marshim i madh. Nuk duhet t’u shkatërrohen ëndrra maturanteve”, tha protestuesi.

RonaTyra

“Ne kërkojmë të drejtën tonë. Kërkojmë rivlerësim të restit. Dil në bulevard Shahini. Shkolla është e jona, jo biznes privat”, tha një maturant.

“Nuk e dimë ende nëse do të futemi në provimin e së hënës. Po ecim me hapa të shkurta. Ne nuk jemi anëtar partie. Nuk kemi bërë thirrje partiake. Ne kemi jemi studentët elitë”, tha një tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu