Ora News sjell momentin kur policia godet me shkelma një protestues.
Videoja është filmuar rreth orës 09:50 minuta.
Protestuesi i shtrirë goditet nga policët me shkelma.
Pranë instalaconit “REJA”, në hyrje të bulevardit ka shpesh përplasje dhe tension mes protestuesve dhe policisë.
Pas gati 3 vitesh protestë dhe rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine.