Përmeti: Guxoni e votoni ndryshimet në sistemin zgjedhor, ose Rama do t’ju zëvendësojë me…

0
Gjigandi

Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti, i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet në sistemin zgjedhor, ndërsa tha se në të kundërt, ata do të zëvendësohen nga Rama “me kriminelë”.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Përmeti u shpreh se Rama po përgatit skenarin e 2013-ës, ndërsa i kërkoi deputetëve të bëhen “pak Ditmirë për dinjitetin tuaj”, duke iu referuar ish-ministrit, Ditmir Bushati.

“Guxoni të votoni për ndryshimet në sistemin zgjedhor. Nëse ja lini 100% në dorë Ramës bërjen e listës kam frikë se 50% e juaja do mungojë në parlamentin e ardhshëm. Edi Rama po përgatit skenarin e 2013, për tju zëvendësuar me kriminelë.

Ata ishin deputetë të mirë, por disa për vrasje, disa për përdhunim e disa për trafik droge. Rama po përgatit me ligj ndryshimin e emrit të tyre, do të quhen biznesmenë të ndershëm të kanabisit. Guxoni dhe jini pak Ditmirë për dinjitetin tuaj“, tha Përmeti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu