Propozimet për presidentin, gazetari shqiptar: Rama i ka ndarë emrat, do të jetë grua

0
Propozimet për presidentin, gazetari shqiptar: Rama i ka ndarë emrat, do të jetë grua
Gjigandi

Deputetët socialist kanë dorëzuar 67 propozime për zgjedhjen e presidentit të ri, emra të cilët do të shqyrtohen nga tre negociatorët e mandatuar nga Rama për këtë proces: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.

Gazetari Agim Baçi, tha se e gjitha është pjesë e një spektakli dhe një tallje që po i bëhet publikut.

Agim Baçi: Gjithçka është pjesë e një spektakli shumë të madh publik, një spektakli që  po prek çdo aspekt. Është qesharake sepse e bën sport popullor dhe është pjesë e asaj që kjo qeveri  ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe vetëm  propagandë. Është tallje publike që bëhet, duke i bërë qytetarët të mendojnë se janë pjesë e bashkëqeverisjes. Kjo është mënyrë e zbavitjes së Ramës, duke u dhënë idenë se ato marrin pjesë në qeverisje.

Ai tha se Rama e ka ndarë se kush do të vendoset në presidencë, ndërsa mendon se presidente do të jetë një grua.

Agim Baçi: Mendoj se në fund fare do shkojmë te emra që mendoj se Rama i ka ndarë dhe në gjykimin tim mendoj se do të jetë një grua.

RonaTyra

Ky proces duhet të kishte në themelin e vet, një debat të hapur në parlament, lidhur me opozitën, për emra që kanë të bëjnë me identitetin që ka ai post.

Rama vetëm kur prezanton ato të cilët i propozon, thotë se kjo është zgjedhje më e mirë, për të dhe shqiptarët, dhe në fund fare thotë mbajnë përgjegjësi individuale.

Ndër të tjera ai tha se opozita, bazuar në Kushtetutë, ka të drejtë që të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Agim Baçi: Është e drejtë kushtetuese, dhe detyrim kushtetues që opozita të marrin pjesë në këtë proces. Jam dakord që të jetë  një qëndrim i përbashkët. Duhet që opozita të qartësojë se çfarë kërkon me presidentin dhe çfarë është gati të ndryshojë, për t’i dhënë dinjitet ati posti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu