Të mbjellat e stinës në Lekaj të Rrogozhinës po thahen për shkak të mungesës së ujit për vaditje. Fermerët thonë se puna po u shkon dëm dhe ata rrezikojnë falimentimin. Ndaj këtë të mërkurë, dolën në protestë për të kërkuar zgjidhje.
Perimet në Lekaj të Rrogozhinës po thahen për ujë.
Zona e njohuar për bujqësinë vuan mungesën e ujit të pijshëm.
Ndaj fermerët zbritën në protestë.
Ky fermer thotë se shalqinin ende nuk e ka mbjellë në arë pasi rrezikon i thahet nga mungesa e ujit dhe ai të humbë gjithë investimin.
Fermerët e Lekajt kërkuan që bordi i kullimit në Kavajë të marrë masa sa më parë për ti dhënë zgjidhje problematikës që po penalizon bujqësinë.