E mërkura e zezë në vend, ndërron jetë një tjetër i ri, trupi transportohet në morgun e QSUT-së

0
Gjigandi

Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë nga koronavirusi mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv. Ai është viktima e pestë nga Covidi gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Thuhet se tamponi ka rezultuar negativ por simptomat tek i sëmuri ishin dyshuese për Covid 19. I sëmuri vuante nga sëmundje të mëhershme të pulmonit.

Në përditësimin e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se kanë ndërruar jetën 4 persona, mes të cilëve është dhe një 21 vjeçare, viktima më e re e shënuar në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.

Gjendja e saj u rëndua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

RonaTyra

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu