Pasi e ofendoi, Ardi Veliu ulet në tryezë me nënën e 15- vjeçarit të dhunuar nga policia

0
Gjigandi

Pak ditë më parë solli reagim në publik një koment i drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ofendoi nënën e 15- vjeçarit të dhunuar nga kodrat e liqenit Artificial nga ana e policisë.

Sikur të mos mjaftonte dhuna, vetë Veliu gjatë një mbledhje online të komisionit të Sigurisë publikoi një video të nënës së minorenit me armë dhe duke u shprehur: Shikoni nga çfarë familje vjen ky fëmijë.

Por fjalët e tij morën kritika publike, edhe për faktin se Zaida Çobo, nëna e 15- vjeçarit zbuloi se ajo ishte një armë lodër, e cila ishte përdorur në një film ku ajo kishte marrë pjesë.

“Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Zv.drejtoren e Përgjithshme Aida Hajnaj, pritën e zhvilluan një takim me znj. Zaida Çobo”, njofton policia e Shtetit.

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike.

RonaTyra

Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Veliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu