Sa ditë duhen që të shfaqen simptomat e koronavirusit?

0
117
Gjigandi

Tanimë që ky virus është kthyer në kryefjalën e zhvillimeve botërore, për aq kohë sa po kërcënon bindshëm jetën e njerëzve, me mijëra të infektuar dhe dhjetëra viktima prej ditës së parë kur është shfaqur, ekipe të mëdha mjekësore dhe të specializuara janë ngritur për të kryer studime dhe eksperimente më të thelluara në lidhje me koronavirusin.

Kështu, një nga pikëpyetjet e mëdha të momentit, është pikërisht fakti se pas sa ditësh shfaqen simptomat e kësaj sëmundjeje?

Së fundmi, është kryer një studim i ri nga kërkuesit e Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg. Sipas rezultateve, koronavirusit i duhen mesatarisht 5.1 ditë që të shfaqë simptomat e para të infektimit.

Kjo do të thotë se periudha 14 ditore e karantinimit është një periudhë e arsyeshme kohe për të monitoruar individët për zhvillimin dhe ecurinë e virusit.

Sipas analizave rreth 97.5% të njerëzve u duhen 11.5 ditë kohë për të shfaqur simptomat e SARS-Cov-2. Për çdo 10 mijë individë në karantinë për 14 ditë, vetëm rreth 101 prej tyre shfaqin simptoma pasi kanë dalë nga karantina.

Për studimin, kërkuesit analizuan 181 raste nga Kina dhe vendet e tjera të zbuluara përpara 24 shkurtit dhe u morën në shqyrtim datat e përafërta të ekspozimit dhe shfaqjes së simptomave.

Vlerësimi i saktë i periudhës së shfaqjes së virusit të ri e bën më të lehtë për ekspertët e shëndetit për të parashikuar dinamikat e sëmundjes dhe për të zbatuar masa efektive të kontrollit.

Deri ditën e djeshme, sipas të dhënave zyrtare, koronavirusi ka infektuar në shkallë globale 109 mijë persona, ndërsa tre mijë e 800 kanë ndërruar jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu