Publikohet në versionin anglisht kënga e Arilenës për Eurovision 2020

0
Gjigandi

Është publikuar në versionin me tekst kënga e ripërpunuar ‘Shaj’ e Arilena Arës, me të cilën fitoi Festivalin e Këngës në RTSH.

Fall from the sky” ka titullin kënga në anglisht me të cilën Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit.

Pas polemikave të shumta për fitoren e saj në Festivalin e Këngës, ajo ka punuar shumë që ‘Shaj’ në versionin anglisht të dalë sa më perfekte e mundshme, duke bashkëpunuar edhe me kompozitorë ndërkombëtarë shumë të suksesshëm.

Për pak ditë do të dalë edhe videoklipi i këngës, ndërsa nga komentet e para nga ndjekësit e festivalit po konsiferojnë se kënga në shqip është më origjinale dhe tingëllon më bukur,

Eurovision 2020 do të mbahet më 12, 14 dhe 16 maj në Holandë, ndërsa Arilena do të performojë në natën e dytë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu