Koronavirusi duket se ka depërtuar edhe në institucionet arsimore të hapura në vendin tonë. Pas dy çerdheve në Tiranë, A2 ka mësuar se është mbyllur edhe kopshti numër 9 në Vlorë.
Sipas informacioneve, kuzhinierja ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, është vendosur mbyllja e kopshtit për të paktën 14 ditë.
E infektuara është bashkëshortja e një prej personave të rezultuar pozitiv një ditë më parë në qytet.