Parashikimi i motit për këtë javë është gjithë surpriza

0
Gjigandi

Ende nuk po e ndjejmë verën, edhe pse jemi në mes të qershorit. Mot i paqëndrueshëm dhe temperatura jo të larta ka qenë kryefjala e javës që lamë pas. Por Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se edhe kjo javë pritet të jetë relativisht e paqëndrueshme, me reshje shiu të herëpashershme dhe temperatura me ato që i ngjajnë vjeshtës dhe jo verës.

Në këtë mënyrë pothuajse e gjithë java (përjashto këtu ditën e premte) do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, por edhe intervalet e herëpashershme me diell dhe afatshkurtra. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar; lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe rrebeshit shoqëruar me breshër.

Reshjet me këtë intensitet do të jenë kryesisht në relievet kodrinore-malore (ultësira perëndimore, reshje kryesisht të dobëta), ndërsa siç u tha edhe më lart, dita e premte do të ketë mot me kthjellime e vranësira kalimtare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu