OFL i kërkoi burimin e pasurisë, babai i Ibrahim Licit: S’ është dënuar, nuk i përgjigjet formularit

0
Gjigandi

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i dërgoi këtë të mërkurë formularin për burimin e pasurisë 4 pesonave, teksa këtë mbrëmje një përgjigje ka ardhur nga Mustafa Lici, politikan dhe babai i Ibrahim Licit.

Ka qenë Mustafa Lici i cili i ka kthyer përgjigje OFL-së duke folur në emër të të birit. Ibrahim Lici kësisoj ka refuzuar që t’i përgjigjet thirrjes së OFL-së për të deklarimin e burimit të pasurisë.

“Unë Mustafa Lici, ju kthej përgjigje në emër të djalit tim, Ibrahim lici. Refuzon të ju përgjigjet pasi Ibrahim Lici nuk është subjekt u këtij ligji. I pa dënuar nga asnjë Gjykatë vendase ose e huaj. Nuk ka asnjë masë sigurie nga ndonjë gjyqtar për ndonjë vepër penale, aktualisht as e huaj as vendase. Nuk është person nën hetim nga Prokuroria për asnjë vepër apo çështje penale.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu