Ndoka: Rama gjithmonë ka marrë konsensusin nga Berisha! Teatri edhe problem politik

0
Gjigandi

Mazhoranca dhe opozita janë në një debat për reformën zgjedhore, e cila që prej shembjes së Teatrit Kombëtar ka ngecur, pasi opozita nuk po merr pjesë në Këshillin Politik.

Kryetari i Partisë Demokristine Nard Ndoka, në një intervistë për RTV Ora thotë se reforma ka ngecur tek mazhoranca. Si një kundërshtar me grevë urie i ndryshimeve kushtetuese të 2008, Ndoka thotë se kryeministri Edi Rama gjithmonë ka marrë konsensusin nga Sali Berisha.

Nard Ndoka: Reforma zgjedhore ka ngecur tek mazhoranca. Ideja ishte që të shkonim drejt një miratimi me konsensus. Rama ka marrë gjithmonë konsensus nga Berisha. Edi Rama i ka kërkuar që të shembin kushtetutën, ka shembur institucionin e presidentit. Edhe zgjedhjet e presidentit me shumicë të thjeshtë e kemi peshqesh nga Rama. Pra e ka marrë çdo moment konsensusin nga PD dhe asnjëherë nuk e dha për 7 vite. 

Ndoka tha se Teatri Kombëtar dhe reforma zgjedhore janë dy çështje paralele. Për Teatrin, kreu i demokristianëve u shpreh se është edhe çështje politike.

Nard Ndoka: Teatri është një problem i madh, problem moral, ligjor dhe politik për hir të së vërtetës, por teatri sot po mbron veten e tij. Nuk e shembi Rama teatrin, por e shkërmoqi teatri Ramën. Rama përballë kauzës së artistëve është një personazh që ka humbur betejën morale dhe politike me qytetarët shqiptarë dhe me faktorin ndërkombëtar. Janë dy linja paralele. Ne thjesht mbështesim kauzën e artistëve. Opozita ka agjendën e vet politike. Për ne garancia është një qeveri tranzitore. Të tjerat e përmirësojnë kodin, por nuk e frenojnë. 

RonaTyra

Premtimet e Bashës dhe Kryemadhit se teatrin do ta mbrojne me trup, Ndoka i quajti premtime emocionale.

Nard Ndoka:  Opozita nuk është roje e teatrit, opozita ka bërë një premtim programor dhe do t’i qëndrojë asaj. Opozita as nuk futet në rrotat e fadromave. Lideri i opozitës as nuk do flejë tek teatrit. Gabim kanë bërë me atë premtim, ka qenë premtim emocional. Nuk e kanë luksin as Basha dhe as Kryemadhi të bëjnë këto gabime emocionale. Të qetësohen dhe ta kuptojnë që opozita nuk është policia e këtij sistemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu