Policia e Shtetit dhe Forcat Operacionale ka shoqëruar 7 persona, mes të cilëve 5 janë punonjës të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ata akuzohen për ndërtime pa leje në zonat e plazheve në Ksamil.
Operacioni i policisë vijon, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.
Zona e Sarandës dhe Ksamilit janë ndër më të frekuentuarat gjatë sezonit turistik veror nga pushues vendas.