Bujar Nishani u dërgua në Gjermani për mjekim/ Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë

0
Bujar Nishani u dërgua në Gjermani për mjekim/ Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë Bujar Nishanit, i cili është dërguar në Gjermani për mjekim për shkak se të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se uron kthim sa më parë pranë familjes së tij.

Postimi i Ilir Meta:

I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme.

Një ditë më parë, ish-Presidenti Nishani u shtrua në Sanatorium për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ish-kreu i shtetit u dërgua në Gjermani dhe do të kurohet në një spital në Berlin.

RonaTyra

Nishani po trajtohet për pneumoni bilaterale post Covid me insuficiencë respiratore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu