Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste në vitin 2001-2005, Niko Faber.
Meta shkruan:
Lajm shumë i trishtë dhe befasues për mua ndarja nga jeta e ish-deputetit Niko Faber.
Kontributi i Tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar.
Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.
Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të Tij në këtë ditë tragjike.
I përjetshëm kujtimi i Tij!