Gara për kryetar të PD/ Albana Vokshi: Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 14 mijë demokratë! Pas …

0
Gara për kryetar të PD/ Albana Vokshi: Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 14 mijë demokratë! Pas …
Gjigandi

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi ka deklaruar se deri në orën 11:00 në garën për kryetar të PD kanë votuar 14 012 anëtarë të PD.

“108 qendra votimi në të gjitha degët e PD në të gjithë vendin. Procesi vijon normalisht, Ka pasur interes të madh të demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit. Kemi më shumë qendra votimi dhe ka pasur një menaxhim më të mirë të fluksit në qendrat e votimit. 14 012 anëtarë të PD që kanë votuar deri në orën 11:00. Pas zgjedhjeve do hapim procesin e pastrimit të listave

“, tha ajo.

Ajo u shpreh se nuk kanë një numër të saktë të anëtarëve demokratë me të drejtë vote ndërsa paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të nisë një proces për pastrimin e listave.

“Lista është e vitit 2019. Është një listë fiktive. Askush nuk e di sa është numri real i anëtarëve të PD sepse listat kanë qenë të fryra. Pas votimeve të referendumit ka pasur demokratë që kanë votuar me kartat e anëtarësisë. Kjo ka vijuar edhe për primaret.

RonaTyra

Edhe në primare dhe në votimet për kryetar të PD janë paraqitur anëtarë që kanë votuar me karta. Kjo do të ndodhë edhe sot. Kemi vënë në dispozicion listën e vitit 2019 me shtesa e fundit. Dua të kujtoj që gjatë votimeve të fundit që janë zhvilluar në PD ku kanë marrë pjesë 43 mijë anëtarë të PD, në zgjedhjet e degëve kanë marrë pjesë 39 mijë anëtarë. Këtu ka variuar numri i anëtarëve që kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Ne do ju informojmë në kohë reale

“, tha Vokshi.

Vokshi nuk dha një kohë fikse për daljen e rezultatit por theksoi se ai do të bëhet publik me të mbaruar procesi i numërimit.

“Sapo të mbyllen qendrat e votimit dhe të vijë informacioni nga të gjitha qendrat e votimit. Vëzhguesit e dy kandidatëve janë prezent. Mediat janë prezent. Mediat janë të ftuara.

Me të dalë rezultati i votimit do i përcillet komisionit dhe do të bëjë me dijeni rezultatin paraprak. Të nesërmen do të bëhet verifikimi i materialeve zgjedhore. Ju siguroj që rezultati do dalë shumë shpejt. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Dua të ftoj që demokratët të dalin për të votuar. Të zgjedhin kush do jetë kryetar i PD”,

u shpreh Vokshi.

Votimi deri në orën 11:00

Shkodër- 1287 anëtarë të PD

Lezhë- 830 anëtarë të PD

Kukës- 1081 anëtarë të PD

Dibër- 650 anëtarë të PD

Durrës- 1005 anëtarë të PD

Tiranë- 3694 anëtarë të PD

Elbasan- 1190 anëtarë të PD

Berat- 460 anëtarë të PD

Korçë- 1200 anëtarë të PD

Fier- 1520 anëtarë të PD

Vlorë -570 anëtarë të PD

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu