Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim reagoi sot për sa i përket ecurisë së Reformës Zgjedhore.
Yuri Kim shkruan se kanë mbetur edhe 2-3 çështje për tu zgjidhur dhe palët duhet të punojnë edhe gjatë fundjavës për të arritur mbylljen e marrëveshjes më 31 maj.
Ajo bën apel që reforma të mbyllet me sukses duke mos zhgënjyer shqiptarët.
“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID).
Në negociata jo çdokush do të marrë atë që meriton. Jeni pranë, mos pushoni, mos zhgënjeni”, shkruan Kim.