Presidenti Ilir Meta nuk dha pëlqimin e tij për të miratuar menjëherë daljen në tregjet ndërkombëtare të qeverisë për të siguruar një Eurobond me vlerë 650 milion euro.
Përmes shkresës zyrtare drejtuar kuvendit, kreu i shtetit shkruan se kërkesa nuk argumenton urgjencën për sigurimin e parave, ndërsa thekson se nisma është e pakonsultuar.
” Kjo nismë duhet të jetë e shoqëruar me një analizë më të hollësishme që reflekton qëndrimin e Bankës së Shqipërisë në lidhje me rreziqet e daljes në treg aktualisht, kur: Kuotimi i Eurobondit nga pikëpamja e kostos mund të rezultojë në një përkeqësim të situatës financiare nëse tregjet mund të rezultojnë në një rritje potenciale të normës së interesit, si dhe përkeqësimit të treguesve të tjerë. Transparenca e duhur për konsultimet e zhvilluara mbi këtë nismë, veçanërisht sa i takon qëndrimit që ka mbajtur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit.”
Dhënia e një autorizimi të veçantë për ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, është e paqartë për kreun e shtetit.
“Nga ana tjetër, është i paqartë fakti se, përse përmes këtij ligji i jepet autorizim i veçantë ministrit të Shtetit për Rindërtimin, fusha e përgjegjësisë shtetërore të ministrit të shtetit për rindërtim nuk lidhet me stabilitetin ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri efektivitet dhe transparence të financave publike, përgjegjësi kjo shtetërore e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. “
Presidenti shprehet se një tjetër pikë problematike që mund të bjerë ndesh me kushtetutën është dhe heqja dorë nga imuniteti si dhe mos vendosja e kushteve që do të negociohen bnë marrëveshje.