‘Një i vdekur dhe 4 të plagosur’, dalin emrat e të aksidentuarve në Gramsh (Pamje nga furgoni i përmbysur)

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit, në vendin e quajtur ‘Toskollare’.

Shoferi i mjetit tip mikrobus ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në tatëpjetë. Si pasojë e përmbysjes së automjetit, ka mbetur i vdekur një person, ndërkohë që katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Së fundmi janë bërë publike edhe emrat e personave të përfshirë në aksident. Shaban Paja 67 vjeç, Erald Blogu 25 vjeç, Reardio Blogu 25 vjeç, Amarildo Barjami 22 vjeç, Noli Kotorri 33 vjeç, që duket se ka thyerje të kërcirit.

Personat e tjerë janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu