(Emrat) Hoti prezanton emrat e qeverisë së re të Kosovës, 4 zv.kryeministra dhe 16 ministra

0
Gjigandi

Në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur për votimin e qeverisë së re, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka paraqitur kabinetin e tij qeverisës.

Vartës të tij priten të jenë 4 zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.Zëvendëskryeministër i parë, Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër Driton Selmanaj, zëvendëskryeministre Albulena Balaj-Halimaj, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal Goran Rakiq.
Sa i përket ministrave, Infrastruktura i është besuar Arban Abrashit. Agim Veliu serish do të jetë ministër i Punëve të Brendshëm. Armend Zemaj ministër i Shëndetësisë, Selim Selimi ministër i Drejtësisë, Blerim Kuqi ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Hykmete Bajrami ministre e Financave, Besian Mustafa ministër i Bujqësisë, Anton Quni ministër i Mbrojtjes, Vlora Dumoshi ministre e Kulturës.
Meliza Haradinaj-Stublla ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ramë Likaj ministër i Arsimit dhe Shkencës, Skender Reçica ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Dalivor Jetiq ministër për Kthim dhe Komunitete. Enis Kervan ministër i Zhvillimit Rajonal.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu