Presidenti Meta në konferencë për shtyp përballë gazetarëve ka treguar edhe një detaj ku pas formimit të LSI-së, ai si kryetar nuk ka vendosur emrin e në listën e proporcionalit në zgjedhje, por vetëm në listat e mazhoritarit.
Meta: Kur kam qenë në krye të një force politike të re dhe ka marrë pjesë në zgjedhje duke u luftuar nga të dyja partitë e tjera të mëdha.
Edhe pse si kryetar i një partie që e kam krijuar vetë, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e proporcionalit, por vetëm në mazhoritar, pasi kam besim te demokracia dhe duhet të japi të gjithë duhet të japim shembull.
Nuk duhet të kemi frikë nga humbja se Winston Churchill fitoi luftën e Dytë Botërore, humbi zgjedhjet, por sërish u rikthye, duke respektuar popullin duke dhënë shembull duke qenë i përulur ndaj popullit dhe demokracisë.