Mbytet një fëmijë në liqenin artificial të Korçës

0
14
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë pak më parë ku një fëmijë i seksit mashkull, rreth 8 vjeç është mbytur në parkun japonez.

Fëmija është mbytur në liqenin artificial të parkut.

Akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja apo me kë ka qenë i shoqëruar.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.

Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu