Mbyllet mbledhja e Këshillit Politik, do të mblidhet sërish nesër për amendimet e ekspertëve

0
Gjigandi

Ka mbaruar pas dy orësh mbledhja e Këshillit Politik e nisur në orën 17:00.

Mësohet se Këshilli Politik do të takohet sërish nesër për të diskutuar amendimet e ekspertëve për Kodin e ri Zgjedhor.

Marrëveshja e arritur para pak ditësh në Këshillin Politik tashmë ka disa çështje të cilat po dakordësohen mes palëve.

Të katër anëtarët e Këshillit politik kanë në tryezë tashmë draftin e punuar nga të gjithë ekspertët me pikat e dakordësuara.

Ndër çështjet e para për të cilat nuk kanë pasur konsensus, financimit të partive, ku palët duhet të bien dakord se sa duhet të jetë përqindja nga buxheti i shtetit për partisë, si në kohë fushate, po ashtu edhe në kohë normale, si dhe sa do të jetë raporti mes financimi privat dhe shtetëror.

RonaTyra

Po ashtu, në dy nivelet e KQZ-së, Komisioni Rregullator dhe Ankimor, pritet që në njërin prej tyre opozita do të jetë shumicën e anëtarëve, 3 opozita dhe 2 mazhoranca.

Një çështje që ka mbetur pezull nga ekspertët është sesi do të futen në sistem PD dhe LSI, pasi duhet të shkruhen në Kod, duke qenë jashtë sistemit.

Ndërkohë, deputetët e opozitës parlamentare që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe miratimin e saj, kanë depozituar në Kuvend në projektligj për ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem proporcional rajonal me lista të hapur, një prag prej 5% me të gjitha votat në rang vendi dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pikë kjo e kërkuar edhe nga PS.

Pas diskutimeve, pritet që të dilet me një draft të plotë që do t’i shkojë komisionit për reformën zgjedhore dhe më pas të miratohet në Kuvend me 84 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu