Mbi 600 persona janë kthyer nga SHBA në Shqipëri

0
Gjigandi

Qeveria shqiptare thotë se i është përgjigjur të gjithë kërkesave të qytetarëve shqiptarë që duhej të udhëtonin nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë në këto kohë tepër të vështira të Covid-19.

Gjatë muajve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, thuhet se ka mbështetur mbi 600 qytetarë shqiptarë që të udhëtojnë nga SHBA drejt Shqipërisë nëpërmjet procesit të riatdhesimit.

Duke filluar nga sot, fillon gradualisht hapja e fluturimeve me disa vende të Evropës. Kjo situatë e rrit mundësinë e udhëtimeve nga SHBA drejt Shqipërisë, tashmë jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për qytetarët amerikanë.

Pas ndërprerjes së fluturimeve në fund të muajit mars, po hapet gradualisht edhe mundësia e fluturimeve nga Shqipëria drejt SHBA-ve.

Duhet nënvizuar se akoma është në fuqi rregulli që parashikon se: “Mund të hyjnë në SHBA, të gjithë ata shtetas (shqiptar në këtë rast) që nuk kanë qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve të mëparshme (numëruar nga dita që mbërrijnë në Amerikë) para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu