Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Korçë pranë spitalit rajonal.
Makina ka ka parakaluar në krah të gabuar dhe ka goditur një këmbësor.
I plagosuri, rreth 60 vjeç u transportua me urgjencë drejt spitalit.
Në momentin e aksidentit, ai ka qenë duke ecur me të birin, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. I biri ka kaluar te kangjellat e lokalit ngjitur për të shpëtuar.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.