Lugina e Preshevës me listë të përbashkët në zgjedhje, Meta: Pjesëmarrja masive do forcojë zërin e tyre

0
Gjigandi

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor.

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e 5 partive politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihet edhe si Lugina e Preshevës, që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore.

Meta shkruan se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare.

Postimi i Metës

Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

RonaTyra

Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu