Lajmi më i mirë rreth koronavirusit vjen nga Shqipëria

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm një person.

Rasti i ri e çon në 949 numrin total të të infektuarve.

MSH njoftoi se rasti i vetëm me koronavirus ka rezultuar në Tiranë.m, nga 177 testime të kryera.

Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.

Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. 

RonaTyra

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në Shqipëri aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu