Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.
Nga foltorja e kuvendit, Maliqi u shpreh se “Rama nuk largohet ndryshe” dhe se ka ardhur koha për revolucion pasi “vendin po e merr lumi”.
“Armikun e shqiptarëve e kemi këtu, ky që do të legalizojë hashashin të fusë drogën ën Shqipëri, një ditë mund të legalizohet, por jo nga kryeministri i drogës. Veprimet çnjerëzore të tyre janë të mëdha. I patë edhe veprimet çnjerëzore që përdori ndaj grave. Ka ardhur momenti që njerëzit të ngrihen, ky nuk ikën nga pushteti, e vetmja mënyrë është revolucioni, po kthehemi në diktaturë, vendin po e merr lumi“, tha Maliqi.