Kryeministri Rama: Ambasadoren Kim e takova për reformën zgjedhore

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama tregoi për Euronews Albania rreth takimit që pati ditën e sotme me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.

Ai u shpreh se kishte diskutuar jo vetëm me ambasadoren Kim, por edhe me përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë rreth reformës zgjedhore.

“Kemi qenë së bashku me disa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar me të cilët kemi ndarë shqetësimin për domosdoshmërinë e rifillimit të menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, sepse ajo është detyrim i përbashkët ndaj të gjithë publikut shqiptar,” – tha Rama, i cili kujtoi se reforma është kërkuar edhe nga BE-ja dhe ajo duhet materializuar në tryezën e përbashkët sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Reforma zgjedhore aktualisht është ndalur, pasi opozita nuk ka qenë prezente në mbledhjet e Këshillit Politik, kjo si reagim ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar.

“Kemi humbur shumë kohë duke pritur miqtë që pa pritur e pa kujtuar janë mbërthyer nga pasioni për teatrin dhe faktikisht jemi në hapat e fundit, nëse duam të arrijmë që këtë reformë ta bëjmë funksionale në zgjedhjet e ardhshme,” – shtoi Rama.

RonaTyra

Ambasadorja Amerikane ka shprehur se sistemi danez mund të jetë i volitshëm për sistemin zgjedhor tonë si reformë.

Rama ironizoi se nuk e kishte dëgjuar ambasadoren për një propozim të tillë.

“Nuk është ambasadorja amerikane e përfshirë në një temë të tillë, pasi tema është e përcaktuar nga BE, për një reformë zgjedhore e votuar në parlament në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Sigurisht nuk pengohen diskutimet për sistemin, por e kam thënë që për ne ky është detyrimi, por për sistemin askush nuk e ka të detyrueshëm të bjerë dakord me pahir,” – u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu