Ish-futbollisti i Barçës lë pa fjalë futbollin spanjoll me tatuazhin spektakolar

0
Gjigandi

Marc Bartra, mbrojtësi i Real Betis, ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një video, në të cilën tregon tatuazhin spektakolar, që e ka bërë në shpinë.

Pra, këtë kohë të vështirë karantine prej Covid-19, ish-futbollisti i Barcelonës e ka shfrytëzuar për të përjetësuar diçka të tillë të stërmadhe në trup.

“Sot po ndaj me të gjithë ju diçka shumë të veçantë për mua! #tattooart. Gjatë gjithë kësaj kohe kam mësuar që mendja e përgatitur kapërcen dhimbjen dhe se durimi së bashku me punën dhe sakrificën ju dërgon kudo që dëshironi. Ato momente kur minutat kalojnë dhe ju nuk e kuptoni, sepse jeni 100% i përqendruar. Kjo ndodh kur jeni i pandalshëm. Këtu, tani, në këtë moment”, – shkroi Bartra, duke zbuluar tatuazhin e tij.

Marc Bartra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu