Kalo zbulon se çfarë po ndodh në Shqipëri: Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin

0
Gjigandi

Mjeku infeksionist Tritan Kalo sugjeron që fasha e orarit për lëvizjen e qytetarëve në zonat e kuqe si Tirana të zgjerohet deri në orën 21:00.

Kalo tha se shifrat e ulëta dhe numri i ulët i të shtruarve në spital nuk duhet të ndikojë tek rregullat që duhet të zbatojnë qytetarët. Referuar hapjes së bizneseve të hënën, kryesisht baret, lokalet e restorantet me ambiente jashtë, ai tha se njerëzit gjithsesi nuk duhet të lëshojnë krahët.

“Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në 3 ditë rresht kishim vetëm nga 4 rastet. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe intubimet jo. Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat. Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagojë. Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje. Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin. Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet t’i lëmë mënjanë”, tha ai për News24.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu