Iu arrestua babai për falsifikim vizash drejt SHBA, jep dorëheqjen zv/ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu

0
24
blank
Gjigandi

Menjëherë pas arrestimit të babait të saj për falsifikim vizash drejt SHBA, zv/ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Haxhiu ka marrë përgjegjësitë e saj morale, duke paraqitur menjëherë dorëheqjen.

Babai i Lorena Haxhiut, Eduard Haxhiu ishte mes 22 personave të arrestuar në operacionin “Crystal Eagle” për falsifikim pasaportash dhe trafikimit të klandestinëve jashtë Shqipërisë.

Prokuroria ka ngritur ndaj 52-vjeçarit akuzohet për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Për këto vepra penale i pandehuri është lënë në qeli, ndërkohë menjëherë pas aksionit, Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen, ndërsa emri i saj është hequr edhe nga faqja e institucionit.

Ajo u emërua në ministrinë e Arsimit në shkurt 2019, pas një karriere disa vjecare në media.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu