Gjoba për Bashën, PD Durrës: Dëshmi se qeveria Rama është në ikje

0
Gjigandi

Veprime qesharake dhe të turpshme i ka quajtur Partia Demokratike gjobat dhe heqjen e patentës për kryedemokratin Lulzim Basha dhe disa persona të tjerë që morën pjesë në një takim në Durrës. Ferdinand Xhaferri tha se ato janë dëshmi se qeveria e Edi Ramës është në ikje.

Xhaferri: Me keqardhje, jam sot përpara jush, për të vërtetuar se prioriteti i qeverisë, dukshëm, nuk është mbështetja për qytetarët dhe bizneset, por kufizimi i opozitës. Ne si opozitë, jemi mësuar me hakmarrjet politike të Ramës, por nuk mund të heshtim kur ai përpiqet edhe të rrënojë edhe të ndëshkojë bizneset e ndershme të Durrësit.

Një polici e urdhëruar është dëshmi se qeveria Rama është një qeveri në ikje. Çoroditja dhe paniku i regjimit dhe si pasoje edhe i krereve të policisë që i shërbejnë, duken qartë edhe nga vetë masa e marrë. Sa qesharake aq edhe e turpshme: heqje patente për këmbësore. 

Teksa vuajmë akoma pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, pandemia vetëm sa ka thelluar krizën ekonomike. Por, mbi të gjitha, pandemia vazhdon e vërteton paaftesinë dhe mungesën e dëshirës së qeverisë për t’ju përgjigjur problemeve të qytetarëve. Prioritetet e qeverisë janë interesat e oligarkëve dhe kufizimi i opozitës. Ju garantoj se opozita dhe e vërteta nuk mund të heshtet me gjoba.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu