Fluturoi për në Francë/ Rama tregon kë takoi: Drekova me njerëzit e presidentit. Kalova në mënyrë klandestine

0
Gjigandi

I pyetur në emisionin “Opinion” se si është e mundur që udhëtoi drejt Parisit në një kohë që kufijtë janë të mbyllur, kryeministri Rama u shpreh me ironi se ka kaluar në mënyrë klandestine.

Si shkuat në Paris kur kufijtë janë të mbyllur?

Rama: Kalova në mënyrë klandestine

Duhet të keni pasur arsye të madhe…

Rama: Për fatin tim të keq jam kryeministër i Shqipërisë, kam pasur një takim të rëndësishëm informal. Udhëtova të premten pasdite dhe u ktheva të shtunën në darkë. Kisha një takim të rëndësishëm me njerëzit e Presidentit të Francës. Pse duhet të tregohet për çfarë?

Thatë që do bëni gati një paketë të tretë ndihme në kohën e pandemisë, kjo u duk se u harrua me lirimin e masave…

Rama: Jo se kam thënë. Nuk ka paketë të tretë. Në varësi të dinamikës kam thënë. Ne tani jemi hapur plotësisht, të gjithë po i kthehen punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu