Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën duke përdorur mundësinë që i është dhënë Shqipërisë për të marrë Eurobondin prej 650 milionë eurosh.
Për kreun e Qeverisë, ky është një tregues i besueshmërisë nga ana e tregjeve ndërkombëtare, dhe akuzon opozitën se edhe në këtë rast nuk gëzohet për vendin.
Sipas tij, tregjet e kanë pranuar faktin se Shqipëria arriti të përballojë më së miri tërmetin e vitit të kaluar dhe koronavirusin.
Postimi i Kryeministrit në Tuiter:
Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!
Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja
Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!
Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalil prapë, 7×7=42.