E infektuara me koronavirus në Elbasan, mori pjesë në një funeral në Tiranë

0
Gjigandi

Një grua nga Elbasani e cila ka rezultuar e infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit është rast i ri për të cilin ministria e Shëndetësisë tha se po hetohet kontakti që ka pasur.

Gruaja dyshohet që është infektuar në Tiranë, ku kishte marrë pjesë në një ceremoni mortore më datë 31 maj, pasi i kishte vdekur mamaja për shkaqe natyrale.

Aktualisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe është izoluar ne banesën e saj.  Sakaq, ditën e djeshme u bë edhe dezinfektivi i banesës.

Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu