Dy punëtorë bien nga lartësia, po punonin në një banesë private në Tiranë

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të dielë nga ana e policisë së Tiranës, e cila njofton se dy punëtorë kanë rënë nga lartësia.

Policia saktëson se punëtorët me inicialet Y.C, 47 vjeç dhe S.M, 59 vjeçar, po punonin në nja banesë private dhe kanë rënë nga lartësia. Të dy janë shtruar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu