Shqipëria ka plot halle dhe skandalet nuk i mungojnë asnjë ditë.
Kjo bën që disa skandale të harrohen.
Brenda një harku të shkurtër kohor, dy fëmijë kanë humbur jetën duke luajtur në parqe.
Në rastin e parë, një fëmijë u mbyt në Korçë, teksa luante pranë një shatërvani. Pellgu i thellë i tij nuk ishte rrethuar dhe fëmija u mbyt në thellësi.
Ndërkohë së fundmi, një fëmijë gjeti vdekjen në Berat, teksa po luante sërish në parkun qendror të qytetit. Ai ra në kontakt me energjinë elektrike, sërish për shkak të papërgjegjshmërisë së bashkisë.
Të tilla ngjarje do kishin shkaktuar ‘tërmet’ me pasoja shumë të mëdha në opinionin publik në botë. Do kishin pasuar hetime dhe dorëheqje në rangje të larta.
Por këtu jemi në Shqipëri dhe ngjarjet harrohen. Edhe kur bëhet fjalë për fëmijë. Ja, ashtu siç u harrua dhunimi barbar i një adoleshenti nga policia vetëm pse kishte dalë me biçikletë.