Shkatërrohet plantacioni i kanabisit në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë

0
Gjigandi

Policia greke ka gjetur dhe shkatërruar një plantacion prej 3400 rrënjë kanabis në afërsi të Prevezës, në Greqinë perëndimore.

Deri tani në pranga janë vënë 8 persona, 6 shqiptarë të moshave 24-59 vjeç, dhe 2 grekë.

Në cilësinë e provës material u gjetën 3445 bimë kanabis 30cm-2 metra, 4.5 kg kanabis e gatshme për shitje, shuma prej 30.850 euro cash, 5 autovetura dhe një mori sendesh dhe mjetesh pune, që përdoren për kultivimin e kanabisit.

Të arrestuarit u dërguan në gjykatë, e cila vendosi t’i lërë në burg pa afat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu