Në një intervistë për RTV Ora, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është shprehur se policia e shtetit falsifikon dhe sajon raportet.
Noka tha se vrasjet në vend janë vetëm statistikë dhe numri vjetor i tyre është i fiksuar në jo më shumë se 50-55.
Noka: Policia e shtetit falsifikon dhe sajojnë. Kapen vetëm vrasjet banale, vrasje të stili mafioz dhe krimit të organizuar nuk janë zbuluar në gjithë këto vite. Po flitet për 3 të vrarë në 24 orë dhe një të plagosur. Nuk ka kaluar shumë kohë kur kishim 4 të vrarë. Për policinë e shtetit të vrarët janë çështje statistike.
Po ta shihni në të gjitha vitet e Rilindjes, numri i të vrarëve është i përcaktuar, diku te 50-55. Se vriten për një 3-mujor, 55 nuk ka rëndësi, por në bilanci e policisë së shtetit për një vit maksimumi do të dëgjoni 55. Dhe kjo shitet si një sukses, kur realiteti është krejt tjetër.
Politika mund të bëjë propagandë, ka deri diku pranueshmëri, por kur policia shndërrohet në një polici politike dhe mjeti i luftës është vetëm propaganda, kjo është një fatkeqësi shumë e madhe për popullin shqiptar. Fatkeqësisht kemi një polici politike. Ka vetëm një armë; propagandën.